Gatuzo: Xhordan më tha italian bastard

16 Shkurt 2011, 13:21Sport TEMA

Përveç ndeshjes, ajo që ka shkaktuar më shumë debat pas sfidës Milan-Totenhem, si në mediat italiane, ashtu edhe angleze, ka qenë zënka e Gatuzos me zëvendës trajnerin e anglezëve, Xho Xhordan, një ish-lojtar i Milanit. Gatuzo e kapi për fyti Xhordanon dhe madje e goditi me kokë. Për këtë arsye, Gatuzo rrezikon që të skualifikohet nga UEFA për tre ndeshje. Por, agjenti i lojtarit të Milanit ka thënë se Gatuzo është provokuar nga Xhordano. Sipas tij, zëvendës trajneri i Totenhemit i ka thënë Gatuzos “fucking”, bastard italian. Mediat britanike kanë qenë shumë të ashpra me veprimet e Gatuzos, por dhe të Flaminisë, duke e quajtur Milanin ekip kafshësh dhe mafiozësh.

Lini një Përgjigje