Mançester Siti është i interesuar për talentin e Palermos, Havier Pastore. Kjo është konfirmuar nga ana e trajnerit të Sitit, italiani roberto Mançini. Ky i fundit ka thënë se lojtari argjentinas i pëlqen, duke lënë të nënkuptohet se gjatë merkatos së verës mund të bëjë një kërkesë për ta blerë. Pastore vlerësohet 50 milionë euro nga presidenti i Palermos dhe për të interesohen edhe klube të tjera, veçanërisht Juventusi. Megjithatë, nëse në lojë hyn Siti, do të jetë i vështirë për t’u konkurruar, duke parë shifrat e çmendura që ofron për blerjen e lojtarëve.