Hodgson, zëvendësuesi i mundshëm i Kapelos

18 Shkurt 2011, 11:40Sport TEMA

Roi Hodgson mund të jepet pasuesi i Fabio Kapelos tek kombëtarja e Anglisë. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat britanike. Kapelo ka deklaruar se pas Euro 2012 do të largohet nga drejtimi i kombëtares angleze dhe për këtë arsye, Federata e Futbollit të Anglisë ka nisur punën të gjejë zëvendësuesin e tij. E vetmja gjë e sigurtë, është se pasuesi i Kapelos do të jetë britanik. Deri më tani, mediat britanike kanë pohuar se zëvendësuesi i mundshëm dhe që preferohet nga Federata, është trajneri aktual i totenhemit, Heri Redknap. Por, duke qenë se ky i fundit ka një kontratë më Totenhemin dhe mund të mos e pranojë ofertën, drejtuesit e Federatës janë duke menduar edhe për alternativa të tjera. Dhe një prej tyre është pikërisht Hodgson, i cili tashmë është i papunë, pas largimit nga drejtimi i Liverpulit.

Lini një Përgjigje