Itali, sulmuesi Hernandez kërcënohet me pistoletë në kokë

17 Shkurt 2011, 10:21Sport TEMA

Sulmuesi i Palermos, uruguajani Abel Hernandez, ka kaluar një eksperiencë të hidhur gjatë së mërkurës. Ai është grabitur nga një person, i cili i ka vënë pistoletën në kokë. Hernandez ka qenë në makinën e vet, së bashku me një mike, kur është sulmuar nga një person i panjohur. Grabitësi ka marrë varëse dhe vëthët e mikes së Hernandezit dhe më pas është larguar. Por, tmerri që ka kaluar sulmuesi uruguaian dhe mikja e tij ka qenë i madh, duke qenë se u është vendosur një pistoletë në kokë, e cila, në rast të ndonjë kundërshtimi, mund t’u ishte shkrepur. Hernandez ka bërë një denoncim në policinë e Palermos, e cila tashmë ka nisur hetimet.

Lini një Përgjigje