Mbrojtësi i njohur brazilian, Roberto Karlos, edhe pse në moshën 37-vjeçare, nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga futbolli. Madje, ai ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare e gjysëm me rusët e Anzhi. Karlos kërkohej nga shumë klube në fakt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Azi, por edhe në Brazil, ku Flamengo dhe Palmeiras interesoheshin për të. Por, 37-vjeçari vendosej që të transferohej pikërisht në Rusi. Karlos kishte një kontratë me Korinthiasin, të cilin e prishi, për shkak se ishte kërcënuar me vdekje nga ana e tifozëve të këtij klubi. Kjo, pasi Korinthias nuk kishte arritur rezultate pozitive. Për këtë arsye, i frikësuar për jetën e tij dhe të familjes së vet, Roberto Karlos vendosi që të largohej nga Brazili. Mbrojtësi i majtë u bë i famshëm tek Reali i Madridit, ku arriti të ishte për vite të tëra më i mirë në botë në pozicionin e vet. Karlos do të mbahet mënd mbi të gjitha për gjuajtjet e tij të fuqishme, me anë të të cilave ka shënuar shumë herë.