Bajerni në gjurmët e Andrea Pirlos

18 Shkurt 2011, 11:33Sport TEMA

Rinovimi i kontratës së Andrea Pirlos me Milanin tashmë është bërë një çështje. Palët duket se janë larg kërkesave të njëri-tjetrit dhe për këtë arsye, duket se në fund të këtij sezoni, Pirlo do të largohet nga kueqzinjtë. Për këtë arsye, shumë ekipe kanë filluar të shfaqin interesim për mesfushorin e kombëtares italiane. Mediat italiane kanë bërë të ditur një interesim të fortë për mesfushorin 33-vjeçar. Por, gjatë orëve të fundit, mësohet se për Pirlon është interesuar edhe Bajerni i Mynihut. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat gjermane. Megjithatë, vetëm në verë do të merret vesh se cili do të jetë ekipi i ardhshëm i Andrea Pirlos.

Lini një Përgjigje