Merkatua e lojtarëve mund të shënojë një lëvizje të bujshme gjatë verës. Bëhet fjalë për një shkëmbim të mundshëm Pato-Serxhio Ramos. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat spanjolle, të cilat pohojnë se tashmë kanë nisur edhe tratativat e para për këtë shkëmbim të mundshëm. Duke parë situatat që po kalojnë dy lojtarët tek ekipet respektove, ky shkëmbim mund të ndodhë. Kështu, braziliani Pato po gjen gjithmonë e më pak hapësirë në formacionin e Milanit, duke qenë se në sulmin kuqezi i jepet përparësi suedezit Zllatan Ibrahimoviç. Pato tashmë nuk është më i paprekshëm dhe nuk ndihet më i vlerësuar si më parë. Për këtë arsye, nhjë lëvizje tek Reali ndoshta do të ishte zgjedhja e duhur. E njëta situatë është duke ndodhur edhe me Serxhio Ramos. Edhe pse ky i fundit është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë, duket se Murinjos nuk i ka hyrë në zemër. Jo më kot, gjatë merkatos së verës së shkuar, portugezi u përpoq që të sillte Maikonin në Madrid. Nga ana tjetër, Ramos admirohet shumë në Milano, sidomos nga ana e Adriano Galianit, por edhe trajnerit Alegri. Pra, të gjitha gjasat janë që një shkëmbim i tilë mund të ndodhë.