Inter, 50 milionë euro për Van Persi-Arshavin

19 Shkurt 2011, 12:01Sport TEMA

Dyshja që mposhti Barcelonën gjatë së mërkurës, Van Persi-Arshavin, është kthyer në një objektiv të Interit. Të paktën kështu bëjnë me dije disa site angleze. Sipas tyre Interi është i gatshëm që të paguajë për mesfushorin 30-vjeçar rus dhe për sulmuesin 28-vjeçar holandez, një shumë prej 45 milionë stërlinash(rreth 50 milionë euro). Megjithatë, zor se trajneri i Arsenalit, Venger, do të pranonte që të lejonte largimin e lojtarëve, sidomos atë të holandezit Van Persi, i cili është pika më e fortë e sulmit të Arsenalit. Ndërsa për Arshavinin diskutimi është ndryshe, pasi rusi gjatë këtij sezoni është aktivizuar jo në vazhdimësi dhe kjo mund të ndikojë që ai të kërkojë largimin nga ekipi.

Lini një Përgjigje