Sulmuesi argjentinas, Karlos Tevez, gjatë sezonit të ardhshëm mund të braktisë Mançester Sitin, gjë që në fakt kërkonte ta bënte që gjatë merkatos së janarit. Sipas “The Sun”, 27-vjeçari në sezonin e ardhshëm mund të luajë tek Barcelona ose Interi. Tevez ka pasur probleme me drejtuesit e Sitit dhe mësohet se ka kërkuar edhe një rritje page. Një kërkesë të tillë Siti duket se nuk ka ndërmend që ta plotësojë, duke parë shpenzimet e shumta të kryera. Për këtë arsye, Barcelona dhe Interi kanë filluar që të interesohen për sulmuesin argjentinas, i cili do të ishte një përforcim i rëndësishëm.