Ashtu siç ishte parashikuar, Vinçenso Montela është emëruar në vendin e Klaudio Ranierit në stolin e Romës. Një zgjedhje e detyruar kjo në fakt, duke parë që ai kushton pak dhe për më tepër që është i lidhur me klubin. Montela ka pranuar ofertën e Romës dhe do të jetë në drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit, ndërsa më pas do të shihet nëse do të vazhdojë sërish në krye të verdhekuqve. Montela do të ketë ndihmës Aurelio Andreazzoli, ish-bashkëpuntor i Luçiano Spaletit.