Luçiano Moxhi, i akuzuari kryesor për “Kalçipolin”, ka thënë se skandalet dhe favoret e pretenduara në futbollin italian po ndodhin tani me ekipet milaneze dhe jo në vitin 2006. Moxhi i është referuar vetëm ry rasteve të fundit në ndeshjet e fundjavës, kur Interi fitoi falë një goli të dukshëm në pozicion jashtë loje dhe milani gjithashtu fitoi me një gol të dukshëm me dorë. “Në vitin 2006 e kisha parashikuar se ku do të përfundonte futbolli italian. Tashë që futbolli italian do të përfundojë nën dominimin e dy ekipeve italiane, të cilat tashmë kanë edhe ndihmën e arbitrave, siç ndodhi këtë fundjavë. Këto favore që u bëhen ekipeve milaneze kalohen në heshtje nga ana e mediave, pasi dihet që ato kontrollohen pikërisht nga Milani dhe Interi. Nëse Juventusi im do të kishte fituar një ndeshje me gola të tillë, do të kishin ulëritur për skandal dhe madje do të kërkonin edhe seancë parlamentare”, ka thënë ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi.