Bajerni i Mynihut është përfshirë në betejën që kanë nisur klubet më të mëdha të Europës për talentin e Lilës, Eden Hazard. Mediat gjermane bëjnë me dije se Bajerni ka shprehur një interesim të fortë për 20-vjeçarin bleg, që konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në futbollin e sotëm. Për Hazard, interesimin më të madh e ka shprehur Arsenali i Vengerit, që pjesën më të madhe të lojtarëve i “peshkon” pikërisht në Francë. Drejtuesit e Lilës kanë thënë se Hazard kushton 25 milionë euro dhe ata që kërkojnë ta marrin, duhet të paguajnë këtë shumë.