Jaja Ture është i sigurtë, Mançester Siti mund të bëhet më i fortë se ish-ekipi i tij, Barcelona, falë investimeve të mëdha që ka bërë gjatë viteve të fundit, të cilat pritet që të vijojnë edhe në vitet e ardhshme. “Nuk mund të bëhen krahasime me Barcelonën aktualisht, por jam i sigurtë që pas disa vitesh do të bëhemi më të mirë se ata. Barcelona ka lojtarë si Mesi, Ksavi, Iniesta, Dani Alvesh etj, por dhe ne po investojmë në lojtarë të rëndësishëm dhe shumë shpejt do të jemi në majën e futbollit botëror”, ka thënë Jaja Ture, i cili pas kalimit tek Mançester Siti, është bërë një prej lojtarëve më të paguar në botën e futbollit, me rreth 12 milionë euro.