David Trezege, edhe pse tashmë larg Juventusit, vazhdon që të mendojë për ish-klubin e tij. Madje, ka gjetur kohë që të japë këshilla edhe për presidentin e bardhezinjve, Andrea Anjeli. Një mbi të gjitha: të marrë Hoze Murinjon si trajner. “Murinjo është numri një. Del Neri punon shumë, por Anjeli e di se një makinë Ferari ka nevojë për pilotë të zgjedhur”, ka thënë Trezege, i cili duke folur edhe për ish-trajnerin e Juventusit, Klaudio Ranier, ka thënë se, “ai fliste gjithmonë për projekte, por asnjëherë për tituj”. Ndërkohë, Trezege është shprehur se Juventusi ka nevojë për tre lojtarë të mëdhenj, në mënyrë që të kthehet në majat e futbollit dhe jo për tetë, ashtu siç ndodhi gjatë këtij viti. Në fund, ai ka shprehur edhe brengën e tij për mënyrën e largimit nga Juventuesi dhe uron që e njëjta gjë të m os ndodh edhe me Del Pieron. “Dashuria e tifozëve të Juventusit është Topi i Artë për mua, më vjen keq që u largova pa fituar trofe në sezonet e fundit. Shpresoj që Del Piero të mos ketë të njëtin fat me mua”, ka thënë sulmuesi francez, i cili ende kujtohet me nostalgji nga ana e tifozëve juventinë.