Gatuzo: Mungon edhe dënimi me burg

23 Shkurt 2011, 10:53Sport TEMA

Mesfushorit i Milanit, Xhenaro Gatuzo, është shprehur me ironi për dënimin e dhënë nga ana e UEFA-s për zënkën që pati me zëvendëstrajnerin e Totenhemit, Xho Xhordan. Gatuzo ka thënë se tashmë nuk mbetet gjë tjetër, veçse ta fusin në burg. “Bëra një figurë m…, por për mua respekti është maksimumi. Më dënuan me 5 javë, tashmë ka mbetur që të më dënojnë edhe me një muaj burg”, ka thënë Gatuzo. “Kasano më tha: më dhe shembull të bukur. Tashmë ai është bërë tutori im”, ka thënë me humbor Gatuzo.

Lini një Përgjigje