Leonardo: Me Bajernin do të luajmë si kampionë të Europës

22 Shkurt 2011, 14:08Sport TEMA

Trajneri i Interit, Leonardo, duke folur për ndeshjen e nesërme me Bajernin në Ligën e Kampioneve, ka thënë se zikaltërit nuk kanë frikë nga gjermanët dhe do të luajnë si kampionët e Europës. “Çdo ndeshje ka historinë e vet dhe sot ekipet janë të ndryshme, krahasuar me ndeshjen e 9 muaj më parë për Ligën e Kampioneve, si në lojtarë, ashtu dhe në mënyrën e të luajturit. Unë nuk ndjej asnjë peshë, ka qartësinë e duhur se lojtarët e mi nuk mund të luajnë për gjë tjetër, veçse fitores. Do të luftojmë me të gjithë forcat për të bërë të mundur këtë gjë. Do të luajmë si kampionët e Europës”, ka thënë Leonardo në intervistën e tij para ndeshjes me gjermanët.

Lini një Përgjigje