Arabët, 1.7 miliard euro për të blerë Junaited

24 Shkurt 2011, 12:08Sport TEMA

Pas kanë blerë Mançester Sitin, arabët kërkojnë që të blejnë klubin tjetër të Mançesterit, Junaited. Sipas “Daily Mail”, Qatar Holdings ka ofruar plot 1.7 miliardë euro për të blerë Junaited. Kontaktet mes pronarëve të kompanisë nga Katari dhe familjes amerikane Glajzer, që ka në pronës Junaited, kanë nisur që para një muaji. Fillimisht, arabët kishin ofruar një miliardë euro, ndërsa familja Glazjer kishte kërkuar dyfishin. Tashmë oferta është rritur dhe në ditët në vijim ndoshta mund të ketë edhe një vendim për shitjen e Junaited. Megjithatë, drejtuesit e Junaited kanë mohuar që të ketë diçka zyrtare. Në rast se Junaited do të blihej nga arabët, nuk do të kishim më një derbi pastaj mes dy ekipeve të qytetit të Mançesterit, Sitit dhe Junaited, por dhe një derbi mes dy prej familjeve më të pasura arabe.

Lini një Përgjigje