Juventusi, përveç anës sportive, do të humbiste shumë edhe në anën ekonomike, nëse nuk do të arrinte që të kualifikohej në Ligën e Kampioneve. Sipas specialistëve, kjo shumë mund të shkojë deri në 30 milionë euro. Fillimisht, bardhezinjtë do të humbisnin 7-8 milionë euro, të cilat fitohen automatikisht gjatë kualifikimit në Ligën e Kampioneve. Një shifër e tillë do të humbej edhe nga e drejta televizive. Në fund, Juventusi do të humbiste goxha edhe nga biletat, duke qenë se torinezët tashmë kanë ndërtuar një stadium të ri për sezonin e ardhshëm, i cili ka plot 40 mijë vende. Pra, mungesa e kualifikimit në Ligën e Kampioneve për Juventusin do të ishte një goditje e madhe në të gjitha aspektet. Aktualisht, bardhezinjtë gjenden 7 pikë lar vendit të katërt në kampionatin italian, që mbahet nga ana e Lacios. Në lojë janë edhe 36 pikë dhe nëse nuk do që të dështojë për të dytin vit radhazi, Juventusi duhet që të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura. Duke parë lojën dhe situatën në të cilën mbizotëron në klubin nga Torino, nuk ka shumë shpresa. Megjithatë, “Zonja e vjetër” është mësuar që të luftojë deri në fund dhe këtë gjë pritet të bëjë edhe kësaj here. Në të kundërt, dështimi do të ishte më i mash se mospjesëmarrja në Ligën e Kampioneve.