Hulio Sezar, pas gabimit me Bajernin, shkon më këmbë në shtëpi

24 Shkurt 2011, 10:25Sport TEMA

Portieri i Interit, Hulio Sezar, ka qenë shumë i dëshpëruara pas ndeshjes me Bajernin, ku një gafë e tij solli edhe golin e fitores së bavarezëve. Ai u ka kërkuar falje të gjithë shokëve të ekipit për gabimin e bërë. Por, portieri brazilian nuk është mjaftuar vetëm më fjalë. Pendimin e vet, Sezar e ka treguar edhe më fakte. Pas ndeshjes, ai e ka bërë rrugën për në shtëpi më këmbë, dhe jo me makinë, si zakonisht. Edhe pse në fakt, duhet thënë se shtëpia e tij nuk është shumë larg stadiumit “San Siro”. Më shumë se sa ky gjest, portieri brazilian do të bënte mirë që për ndeshjen e kthimit në Mynih, të përgatitej sa më mirë dhe jo vetëm të evitojë gafat, por mundësisht të mos lejojë bavarezët që të shënojnë. Kështu shpresojnë të paktën tifozët zikaltër.

1 komente në “Hulio Sezar, pas gabimit me Bajernin, shkon më këmbë në shtëpi”

  1. hajriu says:

    Nese nuk ju pelqen prezenca ime ma thoni me nje mesazh dhe une largohem vete .Nuk eshte e nevojshme te beni marifete te tilla komunistash.Por nje gje dua t’ju them nuk ecet si puna e strucit,koken ne rone e bythet perpjet.Kesaj i thone me i bere qefin vetes me luge bosh.Bofshit qejf or kamunista

Comments are closed.

Lini një Përgjigje