Ibrahimoviç: Për Murinjon isha në gjendje të vrisja

24 Shkurt 2011, 11:49Sport TEMA

Sulmuesi suedez, Zllatan Ibrahimoviç, nuk mund ta harrojë kohën kur drejtohej nga ana e portugezit Hoze Murinjo. Sipas suedezit, Murinjo është ndër të paktët trajnerë motivues, për të cilin do të bënte çdo gjë. “Për Murinjon do të isha në gjendje që të vrisja, duke parë motivimin dhe stimulimin që më jepte”, shprehet Ibrahimoviç, i cili nuk ka të njëjtën “dashuri” është ish-trajnerin e tij tek Barcelona, Pep Guardiola.  “Me Guardiolën kishte vetëm futboll, por një trajner duhet ta adoptojë lojën në bazë të lojtarëve që ka, sidomos nëse ka blerë një të tillë për 70 milionë euro. Nëse e kë blerë një lojtar të tillë, nuk mund ta lësh të shohë zogjët në pemë”, ka thënë sulmuesi i Milanit. Tifozët e Interit nuk ja kanë falur kalimin e tij tek rivalët e milanit, megjithatë, Ibrahimoviç shprehet se nuk ndjehet keq për këtë fakt, pasi siç thotë ai, Milani historikisht ka qenë një klub më i madh se Interi. “Nuk mund të flas keq për Interin, pasi aty kam kaluar momente fantastike, por më duhet të them se, historikisht Milani ka qenë një ekip më i rëndësishëm se zikaltërit. Kur erdha tek Milani më paraqitën një projekt, i cili sillej rreth meje. Ky projekt është duke ecur dhe besoj se do të rritemi edhe më shumë, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, kur do të luftojmë për të gjitha trofetë e mundshme”, ka thënë sulmuesi kuqezi. Si kapiten i Suedisë, Ibrahimoviç tregon se për kë votoi për Topin e Artë: “Për vendin e parë votova Iniestën, pastaj Shnajderin dhe Kasvin”- pohon ai, por fjalët më të mira i ka mbi të gjitha për një ish-shokun e tij në ekip, si tek Juventusi, ashtu dhe tek Interi: “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur edhe Patrik Viera, një shembull i mirë dhe një lojtar që luan dhe lufton për skuadrën”. Në fund, suedezi ka folur edhe për Ronaldon, i cili la futbollin pak ditë më parë, duke thënë se, së bashku me Zidanin, braziliani ka qënë lojtari më i mirë gjatë këtyre 15-20 viteve të fundit.

Lini një Përgjigje