Italia, me vetëm tre ekipe në Ligën e Kampioneve

25 Shkurt 2011, 11:28Sport TEMA

Nëse e tashmja për ekipet italiane në Ligën e Kampioneve është një dështim, në të ardhmen pritet që të jetë edhe më keq. Tashmë është pothuajse e sigurtë që, duke nisur që nga sezoni 2012-2013, në Ligën e Kampioneve do të marrin pjesë vetëm tre ekipe italiane, dhe jo katër, sa çka qenë deri më tani. Dy prej tyre do të kualifikohen direkt, ndërsa e treta duhet të luajë në raundin e tretë të eleminatoreve. Gjermania, e cila e ka kaluar Italinë, duke u renditur në vendin e tretë, tashmë është 7.789 pikë më shumë dhe duket e paarritshme. Për këtë arsye, do të jenë pikërisht gjermanët që do të marrin pjesë me katër ekipe në Ligën e Kampioneve, në kurriz të italianëve. Kjo situatë pritet që të zgjasë të paktën 2 deri në 3 vjet.

Lini një Përgjigje