E ardhmja e Andrea Pirlos tek Milani është në dyshim të madh. Por, përveç Çelsit dhe Juventusit, për të duket se ka shprehur interesim edhe Barcelona. Të paktën kështu bën të ditur Sport.es. Pirlo nuk ka folur ende për rinovimin e kontratës, e cila përfundon në fund të këtij sezoni. Bisedimet mes tij dhe drejtuesve të Milanit pritet që të nisin gjatë muajit mars. Çelsi, Juventusi dhe tashmë edhe Barcelona, do të ndjekin me vëmëndje bisedimet, për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë mundësi për të marrë mesfushorin e kombëtares italiane, i cili tashmë është 33 vjeç dhe kontrata e tij e ardhshme mund të jetë e fundit, duke parë edhe moshën e tij.