Trajneri italian, i njohur për drejtimin e Barit dhe për nxjerrjen e talentit Antonio Kasano, e ka cilësuar blerjen e Valon Behramit nga Fiorentina, një goditje të madhe. Sipas Fashetit, i cili ka folur në prag të përballjes së vjollcave kundër ish-ekipit të tij, Barit, “tifozët e Fiorentinës bëjnë mirë që janë të mërzitur dhe që protestojnë ndaj ekipit, sepse Firence meriton më shumë. Ky sezon i pafat deri më tani, duhet të mbyllet në mënyrën më të mirë. Mesfusha me tre lojtarë e Fiorentinës, Montolivio-Vargas-Behrami, është një mesfushë mjaft e mirë dhe kompetitve. Duhet të them që blerja e Behramit nga ana e Fiorentinës ishte një goditje e madhe”. Kur e thotë një njeri si Fasheti, që nga futbolli merr vesh edhe detajet më të vogla, nuk duhet bërë gjë tjetër, veçse duhet besuar.
Comments are closed.
Berhami eshte lojtar klasi