Mbrojtësi i djathtë i Ajaksit, Gregori Van Der Vil, prej kohësh është kthyer në një objektiv për shumë klube evropiane. Për të interesohen Çelsi dhe Barcelona, por veçanërisht dy ekipet italiane, Milan dhe Juventus. Por, siç bën të ditur Goal.com, së fundmi për mbrojtësin e ri të Ajaksit është duke u interesuar edhe Mançester Siti. Për këtë arsye, ekipet e tjera duhet të tremben, pasi Siti, duke qenë se ka shumë para për të shpenzuar, është i vështirë që të përballohet në merkato. Vlera e kartonit të Van Der Vil kushton 14 milionë euro, por, duke qenë se në garë për të marrë talentin holandez janë shumë ekipe, sidomos duke parë që në garë ka hyrë edhe Siti, çmimi mund të ngrihet.