Diego Armando Maradona ka deklaruar që dëshiron të drejtojë një klub në Spanjë. Prej muajsh ai gjendet pa punë, pas shkarkimit nga posti i trajnerit të kombëtares argjentinase. Në një intervistë të dhënë par gazetën spanjolle “Marca”, Maradona ka thënë: “Falenderoj të gjitha klubet që janë interesuar për mua në këtë periudhë, por kam dashur që të kaloj një kohë të qetë dhe të rikuperoj energjitë, pas aventurës me Argjentinën. Tani po i shoh gjërat në një tjetër perspektivë dhe kam kuptuar se dëshira për të stërvitur mbetet e lartë: do të më pëlqente që këtë gjë ta bëja në Spanjë”. Më parë Maradona është shprehur se i pëlqen futbolli anglez dhe se për këtë arsye, do të dëshironte që një ditë të drejtonte një klub të Premier Ligës. Mediat britanike disa herë kanë raportuar për mundësinë e marrjes së një klubi nën drejtim nga ana e Maradonës, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Për Maradonën u fol se mund të merrte drejtimin e njërës prej Fulhamit dhe Blekbërnit, pot kjo gjë nuk ndodhi. Madje, javë më parë, u fol për një emërim të mundshëm të Maradonës në krye të kombëtares së Iranit, duke parë miqësinë e tij me presidentin e Iranit, Ahmedinexhad.
Comments are closed.
Koha e tij ka ikur.
Kur e pati mundesine dhe paran i perdori per droge dhe qefe te tjera.
Tani normal, le te pres pleqerine dhe vdekjen.