Reali merr 3 milionë euro nga qeveria, debate në Spanjë

1 Mars 2011, 13:47Sport TEMA

Reali i Madridit do të marrë një shumë prej 3.3 milionë euro nga ana e qeverisë spanjolle, për të promovuar turizmin spanjoll në botë. Për të marrë këtë shumë, Reali do të zhvillojë një turne në Azi deri në vitin 2013. Por, kjo gjë, duke parë që spanja është një nga vendet më të prekura nga kriza ekonomike, ka shkaktuar polemika. Për më tepër, gazetat që ndodhen pranë Bercelonës, pyesin se përse kjo shifër i është dhënë Realit dhe jo ndonjë ekipi tjetër. “Ndërsa vendi është gjynjëzuar para krizës ekonomike dhe qeveria u thotë qytetarëve që të shtrëngojnë dhëmbët, nga ana tjetër i dhuron 3 milionë Realit. Dhe pastaj, përse duhej të zgjidhej Reali? Nuk do të ishin në gjendje Valencia, Sevilja, Atletiko Madrid, për të mos thënë pastaj Barcelona, që të promovonin turizmin spanjoll në botë?”, shkruan e irrituar “Sport”.

1 komente në “Reali merr 3 milionë euro nga qeveria, debate në Spanjë”

  1. mendimi_im says:

    mafja e futbollit merr parate qe paguhen nga taksat e popullit, shumgjana te tille edhe ktu ndodhin..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje