Platini kërkon 5 gjyqtarë për Euro 2012

2 Mars 2011, 11:11Sport TEMA

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, ka kërkuar që gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian, të përdoren pesë gjyqtarë. “Për arbitrimin me pesë gjyqtarë jam 500% i kënaqur, porsa i përket Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Tashmë kam bërë propozimin që kjo të ndodhë edhe në Euro 2012 dhe pres përgjigjë”, ka thënë Platini nga Polonia, ku dhe kanë nisur zyrtarisht shitjet e biletave për Kampionatin Europian. Euro 2012 do të zhvillohet në dy vende njëkohësisht, në Poloni dhe Ukrainë. Deri më tani ka pasur dyshime të mëdha për zhvillimin e kampionatit në këto vende, për shkak të vonesave të tyre në përgatitje, sidomos në Ukrainë.

1 komente në “Platini kërkon 5 gjyqtarë për Euro 2012”

  1. rexha italia says:

    ME te gjitha ato miljarda qe merrni ju me mercenaret qe keni ju duhet tazhvilloni ndeshjen me 50 albitra
    Keshtu hapni edhe vende pune
    ME vjen keq per zotin MISHEL PLATINI se na paske vra mendjen shume
    O PIKAAAAAAAAAA qe ste bie
    PERSE nuk vendos movjolen ne fushe

Comments are closed.

Lini një Përgjigje