Taribo Uest, ish-futbollisti kthehet në predikues

3 Mars 2011, 10:34Sport TEMA

Ish-mbrojtësi nigerian i Interit dhe Milanit, Taribo Uest, është kthyer në predikues. Tashmë ai ka hapur një kishë në Milano dhe predikon fjalën e Zotit. Uest është aq besimtar i devotshëm, saqë njëherë, kur kishte ftuar kapitenin e Interit për darkë, Havier Zanetin, e kishte lënë deri në mesnatë pa ngrënë. Siç tregon edhe vetë Zaneti, “një ditë më ftoi për darkë dhe shkova me një shokun e ekipit. Vetëm se darkën e kemi ngrënë pas mesnate, kur Taribo i dha fund lutjes”.

Lini një Përgjigje