Venger: Premier Liga, objektivi ynë kryesorë

3 Mars 2011, 12:09Sport TEMA

Pavarësisht se Arsenali për momentin lufton edhe në Ligën e Kampioneve dhe FA Cup, trajneri francez, Arsen Venger, ka deklaruar se objektivi kryesor i klubit për këtë sezon është fitimi i Premier Ligës. “Trofeu më i rëndësishëm për ne mbetet Premier Liga. Kemi shanse të mira që të ecim përpara dhe ta fitojmë këtë trofe. Por, për këtë duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të mos kryejmë gabime”, ka thënë Venger. Arsenali nuk e fiton prej vitesh titullin kampion në Angli. Për këtë arsye, Venger kërkon që t’i rikthejë “topçintë” tek titulli. Rivali kryesor për titullin për Arsenalit, këtë sezon është Mançester Junaited. Ndryshe nga vitet e tjera, kur Arsenalit luftonte deri në një farë pike për titullin, këtë sezon ka pasur rezultate të qëndrueshme dhe është në garë të plotë që në fund të sezonit të shpallet kampion. Ndërsa Liga e Kampioneve do të ishte e vështirë që të fitohej, edhe për faktin se ka një ndeshje shumë të vështirë me Barcelonën.

Lini një Përgjigje