Agim Zeqo dhe Armando Duka
Prej kohësh gazeta Tema ka denoncuar skandalet e kampionatit shqiptar, lidhjet e biznesit mes presidentit të FSHF me presidentë klubesh e më pas me familjen kryeministrore dhe me ministrin e Financave. Ekipi i Korçës është një nga më të favorizuarit, ose ndryshe njihet si ekipi i qeverisë për shkak të pranisë së Ministrit të Financave në këtë ekip. Por është zbuluar se edhe presidenti i FSHF është i lidhur direkt në marrëdhënie biznesi me presidentin e Skënderbeut.
Një gjë e tillë vërtetohet qartë nga dokumenti i QKR-së, ku Agim Zeqo, presidenti i Skënderbeut, figuron ortak me 50 % në shoqërinë “New Century” me numër nipti K91718022B, ndërkohë që në njëjtën shoqëri presidenti i FSHF, Armando Duka figuron ortak në masën 25 %.
Duka ishte në qendër të sulmeve nga qeveria për disa kohë, por tani ata janë bërë bashkë. Biznesmenët sekserë i kanë bërë bashkë kreun e FSHF me qeverinë, edhe pse kjo e fundit e ka quajtur Dukën anëtar të klanit të Zemunit dhe ka hedhur akuza nga më të rëndat mbi të.
Comments are closed.
Duka, spo te them zoteri kete rradhe… me vjen keq, boll te mbrojtem deri me sot, por te kesh interesa, direkt ne nje klub futbolli, qofte
ai edhe humbes, e jo me, nje nga kryesueset e Kampionatit, atehere, them se ksaj rradhe e ke qelb…. Bojna i nder, e tregoi “armikut” tat, Sal Berishes, se si jepet Doreheqja…mos na boj , te marrim ne telefon Platinine… hajt, se ket rradhe e paske qelb.
Rradha…tjetri…
Kur politika perzihet ne sport edhe ky i fundit merr tiparet e politkes. Ndyresite dhe poshtersite e Dukes po duken ne kampionatin qe po zhvillohet: t gjithe e pane turpin pa fund te ndeshjes Dinamo Skenderbeu 1-3 ku trajneri i dinamos fliste ne telefon, i ulur ne stol, me dike qe i diktonte rezultatin. pastaj lojen e pame te gjithe se si u zhvillua: dinamo hapi porten dhe korca bente golat. ndeshje pa dinjitet minimal, qe mendoj se ka bere dhe tifozet korcare te ndihen te turperuar nga kjo maskarade futbolli.
Turpi i Dukes, Zeqos, Bodes dhe te gjithe te korruptuarve te futbollit shqiptar.
tani u be dhe kampionati si zgjedhjet e Saliut: e fiton me i forti dhe jo me i miri!
turp per te gjithe ata qe jane te perfshire, me Duka mafiozin ne krye (per fa te mire eshte mik si i Saliut ashtu edhe i Rames)!
Turp!
Nuk e kuptoj si ka akoma njerez qe interesohen per futbollin ne Shqiperi.
Lereni ne vetmine e tyre te bejne cfare pazare ndeshjesh te duan.
Ka dreambox e te tjera ku shikon boten, ce vrisni mendjen per peqinin e lacin. Eshte banalitet