Ibrahimoviç: Titullin e 2006 më Juven e ndjej timin

4 Mars 2011, 11:14Sport TEMA

Zllatan Ibrahimoviç do të rikthehet nesër në Torino si kundërshtar, por këtë radhë jo si lojtar i Interit, por i Milanit. Gjatë një deklarate të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Ibrahimoviç ka folur edhe për periudhën kur ka qenë tek Juventusi dhe sidomos për titullin e vitit 2006, që në fushë u fitua nga Juventusi i tij, por në tavolinë ju dorëzua Interit. “Unë nuk doja të shkoja në Serinë B. Deshamp kërkonte që të më mbante, por unë kisha nevojë për ndeshje të mëdha. Në lidhje me titullin e vitit 2006 që ju dorëzua Interit, mund të them vetëm që e ndjej timin”, ka thënë sulmuesi suedez. Ky i fundit është shprehur se ndeshja e nesërme kundër Juventusit vlen më shumë se tre pikë.

Lini një Përgjigje