Euro 2012 me 5 gjyqtarë

5 Mars 2011, 16:17Sport TEMA

International Football Association Board, organi që merr vendimet për futbollin, ka vendosur që në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, të aplikohet gjykimi me pesë arbitra, ashtu siç kishte kërkuar presidenti i FIFA-s, Mishel Platini. Vendimi është bërë public nga FIFA, ndërsa eksperimentimet me teknologjinë për golat fantazmë do të zgjaten edhe një vit. Drejtimi i ndeshjes me pesë arbitra bëhet për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm ndërkombëtar. Deri më tani është aplikuar në Ligën e Kampioneve dhe atë të Europës dhe ka dhënë rezultate pozitive. Për këtë arsye, presidenti I FIFA-s, Mishel Platini, këmbënguli që kjo gjë të bëhet edhe në Kampionatin Europian që do të zhvillohet një vit më vonë.

Lini një Përgjigje