Pepe drejt largimit nga Reali

5 Mars 2011, 11:12Sport TEMA

Mbrojtësi portugez, Pepe, duket se nuk është duke gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Realit të Madridit për rinovimin e kontratës. Sipas mediave spanjolle, Reali i ka ofruar 28-vjeçarit një kontratë me 3.5 milionë euro në vit. Kjo është oferta e fundit e drejtuesve të klubit kryeqytetas dhe Pepe duhet të zgjedhë nëse do të pranojë apo jo. Mediat spanjolle thonë se mbrojtësi portugez kërkon edhe një milionë euro më shumë, pra 4.5 milionë euro në vit, shifër kjo që drejtuesit e Realit nuk ja ofrojnë. Për këtë arsye, ndarja e Pepes me klubin madrilen është shumë pranë. Kontratat e tij përfundon në vitin 2012 dhe nëse nuk arrihet një marrëveshje për rinovim, Reali do ta nxjerrë që këtë verë në shitje, në mënyrë që portugezi të mos largohet falas një vit më vonë. Aktualisht, për mbrojtësin e kombëtares portugeze janë të interesuara Interi dhe Mançester Siti, të cilat po presin zhvillimet, për të vendosur më pas të ndërhyjnë. Momentalisht, kartoni i Pepes vlen 12-15 milionë euro.

Lini një Përgjigje