Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka dekoruar sot legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer, me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës.
Ky është çmimi i parë që zoti Pacolli e jep si president i Kosovës.
Çmimi Ambasador Nderi i jepet zotit Beckenbauer për kontributin që ai ka dhënë dhe që do të vazhdojë ta japë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA./rel/