Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, ka thënë se ndeshja e nesërme kundër Juventusit, është deçizive në luftën për titullin kampion. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme në rrugën tonë për të fituar titullin kampion. Për këtë arsye, nuk duhet të shpërqëndrohemi”, ka thënë Alegri, sipas të cilit, “Juventusi nuk duhet të nënvlerësohet, pasi është një ekip i plagosur dhe kërkon që të bëjë një ndeshje të rëndësishme”. Ndërkohë, Alegri nuk ka vendosur ende për formacionin titullar, por ka thënë se Pato dhe Boateng ka shumë mundësi që ta nisin ndeshjen që nga minuta e parë.