Antonio Kasano, në autobiografinë e tij “Dico tuto”, rrëfen arsyet se përse nuk shkoi tek Juventusi kur sapo kishte shpërthyer si futbollist, por kaloi tek Roma. “Hapat e parë për mua i ka bërë Juventusi. Luçiano Moxhi arriti një akord me klubin e Barit. Miku dhe menaxheri im, Bepe Bozo, më pyeti se çfarë mendoja dhe unë i kërkova kohë. Ai e pa që unë nuk isha i çmendur nga gëzimi. Por, për dy arsye nuk zgjodha që të transferohesha tek Juventusi. E para ishte për arsye klimaterike. Mamaja ime ishte e fiksuar. Nuk e di kush i kishte thenë se, në Torino kur i nden rrobat në dimër, bëhen si akulli. Motivi i dytë ishte largësia ndërmjet Torinos dhe Barit. Por, pavarësisht këtyre, Juventusi është Juventusi, më thoshin disa. Sikur unë nuk e dija që ishte ekipi me më shumë trofe në Itali! Megjithatë, unë vendosja që të ndiqja një tjetër rrugë”, ka thënë sulmuesi problematik i Milanit, i konsideruar si një prej talenteve më të mëdha në futbollin italian gjatë dekadës së fundit.