Suedezi Zllatan Ibrahimoviç duket se nuk ka ndërmend që të qëndrojë tek Milani katër vjet, aq saç ka nënshkruar kontratën me kuqezinjtë. Kjo është pohuar nga ana e agjentit të suedezit, Mino Raiola, i cili ka thënë se në vitin 2012 pritet që të merret edhe një vendin, duke u nisur nga rezultatet që do të arrijën Milani. “Zllatan nuk do ta mbyllë karrierën tek Milani, para kësaj do të bëjë edhe transferime të tjera. Ndoshta mund të qendrojë tek Milani deri në fund të kontratës, por kjo do të vendoset në vitin 2012, duke parë edhe rezultatet e arritura”, ka thënë menaxheri i suedezit, duke paralajmëruar kështu një largim të mundshëm të klientit të tij. Dhe kjo nuk është çudi që të ndodhë, pasi Ibrahimoviç e ka treguar gjatë viteve të fundit se nuk është besnik i asnjë ekipi dhe mund të largohet sapo i vjen një ofertë e mirë ekonomike.