Sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi, ka shënuar një dopietë kundër ish-ekipit të tij, Ried, duke dhënë fitoren me rezultatin 2-0 Rapidit të Vjenës. Salihi ka shënuar përkatësisht në minutat 15 dhe 46. Shkodrani ka zhvilluar një sezon të mirë deri më tani, megjithse nuk ka luajtur gjithmonë si titular. Së fundmi, flitet për një transferim të Salihit tek Dinamo e Kievit.