Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, i ka hapur rrugën një rikthimi të mundshëm të brazilianit Kaka tek kuqezinjtë e Milanit. “Nuk shoh ndonjë mundësi konkrete, të paktën për moment, që Kaka të rikthehet tek Milani. Megjithatë, nëse Kaka do të kërkonte të rikthehej, do të ishte një lajm shumë i mirë për Milanin dhe tifozët e klubit”, ka thënë presidenti i Milanit. Berluskoni ka shprehur besim në një fitore të Milanit kundër Totenhemit, duke thënë se kualifikimi është i mundshëm. Në fund, duke u ndalur tek lufta për titullin kampion, ai është shprehur se, “fitorja ndaj Juventusit ishte shumë e rëndësishme dhe me peshë. Jemi përpara Interit dhe do të qëndrojmë para deri në fund”.