Juventus, sa shumë emra për pankinën

8 Mars 2011, 12:42Sport TEMA

Tashmë një gjë është e sigurtë: Luixhi Del Neri nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat italiane. Por, ajo që diskutohet është fakti nëse ai do të shkarkohet që tani apo në fund të sezonit. Deçizive për këtë vendim do të jetë ndeshja e fundjavës me Çezenën. Në rast të një humbje, madje edhe të një barazimi, largimi i Del Nerit do të ishte një gjë e sigurtë. Juventusi tashmë ka nisur që të kërkojë trajnerin e ardhshëm dhe emrat janë të shumtë, duke nisur që nga ëndrra e quajtur Fabio Kapelo, tek i pëlqyeri i Anjelit, Luçiano Spaleti, për të kaluar tek i vetëshpalluri kandidat, Klaudio Xhentile dhe për të arritur tek tre ish-juventinë, Viali, Gasperini dhe së fundmi edhe francezi Didier Deshamps, i cili u largua pas polemikave të shumta nga drejtimi i ekipit, kur e riktheu Juventusin në Serinë A. Në një intervistë dhënë për “Tuttosport”, deshamps ka lënë të hapur mundësinë që mund të rikthehet të drejtojë sërish bardhezinjtë. Duket se drejtuesit e Juventusit do të kenë një detyrë të vështirë tashmë, pasi nuk mund të bëhen më gabime me përzgjedhjen e trajnerit, pas dështimeve me Çiro Ferarën dhe Luixhi Del Nerin.

Lini një Përgjigje