Talentet e Romës duket se janë në qendër të vëmëndjes së shumë klubeve evropiane. Pas Mekses, edhe Vuçiniç mund të ndjekë rrugën e tij dhe t’i thotë lamtumirë Romës, ndërsa mbrojtësi braziliani duket se nuk do të lëvizë nga klubi kryeqytetas. Sipas zërave të fundit, sulmuesi malazez i pëlqen shumë ekipeve angleze të Totenhemit dhe Liverpulit, të cilat në merkaton e verës pritet që të bëjnë edhe oferta konkrete për marrjen e tij. Tashmë, kur Roma është në një moment të vështirë dhe kur është duke ndërruar pronar, të gjithë janë duke parë vërdallë, në mënyrë që të kalojnë në një ekip tjetër.