Tashmë mund të thuhet zyrtarisht se Adriano është një bast i humbur për Romën. Sulmuesi brazilian nuk ka mundur që të tregojë aftësitë e tij me klubin kryeqytetas dhe tashmë ai nuk është më pjesë e klubit kryeqytetas. Kjo është zyrtare dhe është komunikuar nga ana e klubit të Romës. Sipas komunikimit, Roma dhe Adriano kanë rënë dakord që ta prishin në mënyrë të njëanshme kontratën mes tyre. Kontrata e Adrianos me Romën përfundonte në 30 qershor të vitit 2013. Ai luajti shumë pak gjatë këtij sezoni për verdhekuqtë, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme, por edhe për shkak të zgjedhjeve të ish-trajnerit Ranieri. Gjatë verës së kaluar, kur Roma afroi Adrianon në Itali, shume thanë se ky ishte një bast i humbur, pasi braziliani tashmë nuk është më “Peranador”. Shumë të tjerë besuan në një ringritje të tij. Por, Adriano plotësoi pritshmëritë e skeptikëve dhe tashmë do të detyrohet që të rikthehet sërish në Brazil, ku shumë ekipe e presin me krahë hapur.