Sipas sajtit anglez, caughtoffside.com, e ardhmja e Karlo Ançelotit nën drejtimin e Çelsit nuk është e sigurt. Pronari i londinezëve, Roman Abramoviç, duket se nuk është i kënaqur me ecurinë e ekipit, që ndodhet nëntë pikë larg Mançesterit kryesues dhe për këtë është duke menduar largimin e teknikut italian. Tashmë Abramoviç është duke menduar edhe për zëvendësuesin e Ançelotit, i cili duket se do të jetë holandezi Luis Van Gal, i cili është në vështirësi me Bajernin dhe në verë do të largohet nga drejtimi i klubit gjerman. Por, në rast largimi nga londinezët, Ançeloti do të angazhohej direkt në drejtimin e një jetër klubi. Bëhet fjalë për Romën, për të cilën më shumë se një herë ka shprehur dëshirën që ta drejtojë. Dhe Roma, më shumë se kurrë tashmë ka nevojë për një trajner si Ançeloti, duke parë krizën në të cilën është futur.