Prej kohësh flitet për një rikthim të mundshëm të Fabio Kapelos tek Juventusi. Por, ndërsa deri më tani ishte folur për rikthimin e tij në stolin e bardhezinjve, tashmë duket se planet e drejtuesve të Juventusit kanë ndryshuar. Sipas mediave italiane, presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli, kërkon që ta angazhojë atë si drejtor të përgjithshëm dhe jo si trajner. Edhe vitin e ardhshëm, Anjeli ka vendosur që t’i japë edhe një mundësi tjetër drejtorit aktual, Bepe Marota. Nëse ky i fundit nuk arrin rezultatet e duhuara, atëherë në vitin 2012 ardhja e Kapelos do të bëhej e pashmangshme, duke qenë se ai përfundon edhe aventurën si trajner i Anglisë. Por, për këtë post qarkullon edhe një tjetër emër i rëndësishëm për bardhezinjtë, Marçelo Lipi. Ky i fundit mund të angazhohet që në këto momente, duke marrë fillimisht drejtimin e ekipit deri në fund të sezonit dhe më pas të kalojë në poste drejtuese. Ndërkohë, bardhezinjtë janë duke menduar edhe për pasuesin e Xhixhi Del Nerit. Në rast të një humbje apo edhe barazimi me Çezenën, ky i fundit do të largohej menjëherë. Aktualisht, emri më i përfolur për ta zëvendësuar është ai i Xhanluka Vialit, që do ta pranonte me kënaqësi këtë detyrë.