Juventus, një hap larg Bastos

11 Mars 2011, 10:28Sport TEMA

Juventusi duket se është shumë pranë marrjes së mesfushorit të krahut të majtë të Lionit, Mishel Bastos. Siç bëjne me dije mediat italiane, drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve, Bepe Marto,a është takuar me agjentin e lojtarit dhe duket se kanë arritur një marrëveshje për kalimin e brazilianit në Torino. Mësohet se tashmë kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm detajet-kohëzgjatja e kontratës dhe paga, por afrimi i Bastos nga Juventusi është shumë pranë. Afrimi i Bastos do të ishte një blerje e rëndësishme për bardhezinjtë, duke qenë se braziliani konsiderohet si një nga lojtarët më të fortë në krahun e majtë. Për të interesohen edhe një sërë klubesh të mëdha, por Juventusi ka qenë një hap para të gjithëve dhe duket se ka arritur marrëveshjen. Ndërkohë, Juventusi duket se ka vendosur që të mbajë Xhxhi Bufonin, duke qenë se dhe ky i fundit ka shprehur dëshirën për të qëndruar. Megjithatë, nëse vjen një ofertë e rëndësishme për portierin e kombëtares italiane, drejtuesit e Juventusit ndoshta do të mendoheshin.

Lini një Përgjigje