Barcelona duket se është e interesuar për sulmuesin brazilian të milanit, aleksandre Pato. Kështu bën me dije e përditshmja sportive spanjolle, “As”. Sipas kësaj të fundit, blaugranat kërkojnë që të përforcohen në sulm dhe objektivi kryesor duket se është pikërisht 22-vjeçari i Milanit. Drejtori sportiv i Barcelonës, Zubizareta tashmë duket se ka nisur kontaktet e para, në mënyrë që të kuptojë nëse italianët mund t shesin brazilianin. Barcelona mund të përfitojë për blerjen e Patos nga marrëveshja që ka bërë me Milanin për suedezin Ibrahimoviç. Dihet që gjatë fillimit të këtij sezoni, italianët duhet që të pagujnë paratë për transferimin e suedezit. Shuma nuk është e vogël dhe për këtë arsye, Barcelona do të përpiqet që të fusë në marrëveshje edhe Paton. Nëse ky i fundit do të largohej, Milani do të merrte një tjetër sulmues të ri dhe të talentuar brazilian. Bëhet fjalë për sulmuesin e Vilarealit, Nilmar, i cili është duke shkëlqyer në kampionatin spanjoll. Megjithatë, duket se gjithçka do të varet nga Çesk Fabregas. Nëse ky i fundit do të largohej nga Arsenali për tek Barcelona, atëherë Barcelona do të hiqte dorë nga blerja e Patos, për shkak se nuk mund t’ja lejojë vetes që të shpenëzojë shifra kaq të larta.