Dashuria e portugezit Hoze Murinjo për Anglinë është e madhe dhe siç thotë “The Sun”, trajneri i Realit mund të rikthehet që gjatë kësaj vere të drejtojë në Premier Ligë. Për të nuk ka rëndësi se cilin ekip do të drejtojë, Mançester Junaited, Sitin, Liverpulin, Çelsin, madje edhe Totenhemin. Megjithatë, pistat kryesore për të janë Çelsi dhe Siti. Pengesa për të marrë drejtimin e Junaited ka emrin Aleks Ferguson, i cili nuk ka vendosur ende që të tërhiqet nga drejtimi i “djajve të kuq”.