Tifozët e Realit kundër ardhjes së Fabregas

12 Mars 2011, 11:13Sport TEMA

Tifozët e Realit nuk e duan mesfushorin Çesk Fabregas në ekipin e tyre. Sipas një sondazhi të kryer nga ana e gazetës “Marca”, pjesa më e madhe janë kundër ardhjes së mesfushorit të Arsenalit. Kjo nuk lidhet me aftësitë e tij si futbollist, por me faktin se Fabregas është një nga të rinjtë që është rritur në klubin e Barcelonës dhe për më tepër më shumë se njëherë ka thënë që vazhdon të jetë tifoz i këtij ekipi. Pavarësisht dëshirës së tifozëve, Fabregas do të jetë një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës për Realin. Megjithatë, nëse do të largohet nga Arsenali, Fabregas ka thënë se këtë gjë do ta bëjë vetëm për Barcelonën.

Lini një Përgjigje