Xho Kol nuk është duke kaluar momente të mira me Liverpulin. Kur u afrua në verë nga Çelsi, u mendua se Kol do të shkëlqente dhe do të ishte një prej bazave të ekipit. Megjithatë, dëmtimet e shumta të pësuara bënë që ai të mos gjente dot veten. Edhe pse është kthyer nga dëmtimet, ai nuk ka mundur që të gjejë një vend në formacionin bazë dhe për këtë arsye është duke menduar seriozisht për t’u larguar. Mediat angleze bëjnë me dije se për mesfushorin interesohet klubi i totenhemit. Megjithatë, londinezët do të përpiqen që të marrin Kol vetëm në rast të një largimi të munshëm të Bejl, i cili kërkohet nga ekipet më të mira në Europë.