Mediat britanike bëjnë me dije se Hoze mbrinjo mund të jetë trajneri i ardhshëm i Mançester Sitit. Portugezi është shprehur më shumë se një herë se dëshiron që të kthehet në Angli dhe fakti që këtë sezon nuk mund të fitojë asnjë trofe me Rëalin, mund ta detyrojë që të largohet nga spanjollët që gjatë kësaj vere. Ekipi më i mundshëm që ai mund të shkojë është pikërisht Siti, që sezonin e ardhshëm nuk do të kënaqet vetëm me një vend në Ligën e Kampioneve, por do të kërkojë që të fitojë titullin kampion. Dhe kush më mirë se Murinjo mund ta drejtojë Sitin drejt titullit. Ndërkohë, e ardhmja e Mançinit mund të jeta tek Roma. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat italiane, sipas të cilave, Mançini orët e fundit ka tejkaluar Ançelotin dhe është bërë kandidatura e preferuar për të marrë drejtimin e Romës.